Së fundmi, ish-e dashura e miliarderit të teknologjisë, Elon Musk ka vendosur të nxjerrë në ankand një seri fotosh dhe kujtimesh nga marrëdhënia e saj me shefin e Tesla-s.
Vajza e quajtur Jennifer Gwynne filloi të takohej me miliarderin në vitin 1994, kur të dy punonin si konsulente në një konvikt kolegji. Menjëherë pas diplomimit në Universitetin e Pensilvanisë, Musk filloi doktoraturën në Stanford, por më pas vendosi të braktisë studimet për të nisur startup-in e tij të parë, Zip2.
Kujtimet do të nxirren nga një shtëpi ankandi në Boston dhe përbëhen nga 18 foto që tregojnë një Musk të buzëqeshur, shumë i ri, të ulur në divan me të dashurën e tij ose në një festë. Për momentin, artikulli me çmimin më të lartë fillestar është një kartolinë e nënshkruar për ditëlindje, e ndjekur nga një gjerdan që i është dhënë Gwynne për ditëlindjen e saj.
Musk që atëherë ka pasur një jetë private shumë të ngjeshur. Ai u martua, më shumë se një herë, pati dhjetë fëmijë, shtatë nga gruaja e tij e parë Justine Wilson, një prej të cilëve ndërroi jetë menjëherë pas lindjes, dy nga këngëtarja Grimes dhe dy të fundit nëntorin e kaluar me një drejtuese të një prej kompanive të tij Neuralink.
Ndërkaq, Elon Musk nuk lë rast për të na çuditur me jetën e tij. 51-vjeçari nga Afrika e Jugut, shumë aktiv në daljet publike ishte i ftuari i Joe Roganit. Komediani amerikan kërkoi të kishte njeriun më të pasur të botës në mbyllje të podcast-it të tij dhe pranimi i ftesës sigurisht që nuk kaloi pa vëmendje. Pronari i kompanisë Tesla, me të cilën gjërat i ka patur pak si pisk këto kohë, tha se tashmë, natën nuk bën më pak se 6 orë gjumë. Musk i nis takimet e punës një orë pas mesnate, në 01:00 të mëngjesit e në rast se jo në këtë orë, maksimumi në 02:00, po të mëngjesit.
Top Channel