Në takimin me përfaqësues të dhomave të tregtisë shqiptare kryeministri Edi Rama kritikoi raportet e shkuara vjetore për klimën e biznesit në Shqipëri.

“Është e pamundur që ne të vazhdojmë të jemi pre’ e anketave joprofesionale, që ta themi troç, jo profesionale që faktikisht cenojnë punën tonë të përbashkët, cenojnë imazhin  e këtij vendi dhe cenojnë vetë klimën e biznesit vetvetiu, është e pamundur kjo. Nuk mund të jemi pre e opinioneve të mbledhura rrugëve, nuk mund të jemi pre e opinioneve të marra dhe të përpunuara krejtësisht kaotike dhe nuk mund të jemi pre e kanaleve që përçojnë në mënyrë të vazhdueshme e opinioneve që nuk përputhen me realitetin.”

Kryeministri u kërkoi përfaqësuesve të biznesit t’i japin mundësi shumë më tepër vajzave dhe djemve që të punësohen nga fusha e IT,  por  të mirë-paguar.

“Kërkesat e kompanive për më shumë burime njerëzore te kualifikuara në IT, në informatikë, në digjitalizim, po e them me një fjalë duke thënë të njëjtën gjë janë të shumta, janë në rritje. Të gjitha kompanive, kujt më shpejtë e kujt më vonë i lind kjo nevojë apo i shtohet kjo nevojë, dhe për këtë arsye ne besojmë që duket krijuar një ndërveprim në funksion të zhvillimin e këtyre kurseve të super specializuara që brenda 6 muajsh kthejnë një person që është krejtësisht fillestar në një profesionist të kodimit të mund të realizojmë një kërcim në aspektin e kapaciteteve të kompanive.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA