Çmimi i energjisë për familjet që konsumojnë deri në 800 kilovat orë në muaj nuk do të rritet.

Por 4% e konsumatorëve të cilët e kalojnë 800 kilovat në muaj do ta paguajnë energjinë me 42 lekë.

Ministrja e Energjetikës Belinda Balluku ka bërë publike masat që po ndërmerret për të kursyer energji por pa cënuar konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

“Janë pothuajse 96 % e konsumatorëve të cilën nuk e kalojnë fashën 800 kilovat në orë. Ekspertëve të fushës duket se kanë përllogaritur sesa energji konsumon një familje shqiptare, e cila ka të gjitha pajisjet elektroshtëpiake, duke konkluduar në një mesatare të konsumit të energjisë në shtëpitë e shqiptarëve. Ministrja Balluku tha se çmimi me të cilin blihet energjia elektrike është gati 8 herë më e lartë nga një vit më parë. Por ajo garantoi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë ndërkohë që u kërkon qetarëve bashkëpunim për të kursyer”, tha ministrja Belinda Balluku.

Nga ana tjetër një task forcë do të ngrihet për të monitoruar mos shpërdorimin e energjisë elektrike.

Një projekt pilot do të nisë me subvencionimin e familjeve që do të përdorin panelet diellore për ngrohjen e ujit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA