Ka zgjatur për mëse dy orë kontrolli i forcave RENEA në godinën e ambasadës së Iranit në vendin tonë, stafi i së cilës nga sot largohet nga Shqipëria me vendim të qeverisë shqiptare.
Gazetari Muhamed Veliu tha për Top Channel se në godinë vijojnë të jenë të pranishëm oficerët e policisë gjyqësore të cilët po kqyrin atë çfarë kanë lënë pas diplomatët e dëbuar.
Sakaq rruga hyrës dhe dalëse në ambasadë vijon të jetë e rrethuar nga forca policore, dhe nuk është e aksesueshme për kalimtarët e rastit.
Gjatë kontrollit në godinë mësohet se forcat e RENEA-s kanë përfshirë edhe qen antieksploziv, ndërsa është dashur edhe përdorimi i forcës për të thyer derën kryesore, pasi diplomatët e larguar refuzuan në shenjë proteste të dorëzonin çelësat.
Top Channel