Misteri mbi Manchester City; dalin në shitje medaljet e Tripletës 2022/23 18/04 13:41
Në krye të listës së Chelsea-t për të zëvendësuar trajnerin Thomas Tuchel, i shkarkuar këtë mëngjes pas humbjes 1-0 ndaj Dinamo Zagreb, është Graham Potter.
Potter është një zgjedhje e pronarëve të rinj, të cilët do të donin një trajner me të cilin të fillonin një cikël të gjatë, i cili të mbetet shumë pranë klubit dhe ekipit, shkruan SuperSport.
Brighton i ka dhënë trajnerit lejen për të fluturuar në Londër për të negociuar me “Blutë”, të cilët nga ana e tyre do të ishin të gatshëm të paguanin klauzolën prej 16 milionë paund për të mbyllur kontratën e trajnerit me klubin e tij aktual, raportojnë mediet britanike.
Top Channel