Kim pas takimit me Nikollën dhe Gjekmarkajn: Do të vijojmë të takohemi me drejtues të zgjedhur në mënyrë legjitime

07/09/2022 14:52

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim theksoi se do të vijojë të realizojë takime me drejtues të zgjedhur në mënyrë legjitime, për të luftuar korrupsionin, pas takimit në kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentaren Lindita Nikolla dhe nënkryetarin e Paralamentit, Agron Gjekmarkaj.

Ajo u shpreh se SHBA-ja do të vijojë të angazhohet me institucionet për të vënë në zbatim ligjin.

Ky takim i ambasadores u zhvillua me nisjen e sesionit të ri parlamentar.

“Është e rëndësishme të vijojmë të angazhohemi në mënyra që theksojnë rëndësinë e ligjeve, forcimin e institucioneve demokratike dhe kjo është arsyeja pse isha këtu. Ne do të vijojmë të të takohemi me ata drejtues që janë zgjedhur në mënyrë legjitime dhe që gjithashtu kanë një rol legjitim për të luajtur”, tha Kim.

Kujtojmë se Amerika ka qenë mbështetëse e fortë e Reformës në Drejtësi dhe vënien para drejtësisë të gjithë personat që shkelin ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA