Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” për të shijuar koncertin falas të këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora në Tiranë.
Mbrëmja nisi me performancën e disa prej zërave më të dashur të publikut shqiptar, si Ronela Hajati, Semi Jaupaj dhe Kida.
Por atmosfera e vërtetë u ndez kur në skenë doli Rita e shoqëruar nga një grup kërcimtarësh.
Në pah dilte veshja e saj me ngjyrat e flamurit dhe shqiponja në mantelin e kuq.
Rita Ora zgjodhi ta niste koncertin me këngën “Ritual”, për të vijuar me “Body on me”, e shumë prej hiteve të saj botërore.
Mbrëmja u shijua jo vetëm nga qindra qytetarë që u mblodhën në shesh por dhe nga vetë Rita Ora e cila u shpreh falenderuese ndaj publikut shqiptar.
Rita Ora ka zgjedhur të vishet me ngjyrat kuqezi dhe motivet e flamurit shqiptar për performancën në Tiranë, ndërsa elektrizoi kryeqytetin.
Top Channel