Moska vë kushte: Pa hequr sanksionet, nuk rifillojmë furnizimin me gaz në Evropë

05/09/2022 16:46

Rusia nuk do të rifillojë plotësisht furnizimet e saj me gaz në Evropë derisa perëndimi të heqë sanksionet kundër Moskës, tha Kremlini.

Duke folur me gazetarët të hënën, Dmitry Peskov zëdhënësi i Kremlinit, fajësoi sanksionet “e vendosura kundër Rusisë nga vendet perëndimore, përfshirë Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe” për dështimin e Rusisë për të ofruar gaz përmes gazsjellësit Nord Stream 1.

“Arsyet e tjera që do të shkaktonin probleme me pompimin nuk ekzistojnë,” u citua Peskov nga agjencia e lajmeve Interfax.

Peskov shtoi se rifillimi i plotë i furnizimeve të Rusisë me gaz nëpërmjet Nord Stream 1 ishte “pa dyshim” i varur nga fakti nëse perëndimi do të hiqte sanksionet ndaj Moskës.

“Janë këto sanksione të vendosura nga shtetet perëndimore që e kanë sjellë situatën në atë që shohim tani”,- theksoi Peskov.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA