Foto ilustruese

Një 74-vjeçare është aksidentuar nga një automjet mëngjesin e ditës së sotme në Pogradec.

E moshuara me iniciale V. P. është paraqitur në Spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar, pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA