Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht
Aktori Timothée Chalamet shkaktoi një bujë në mediat sociale të premten teksa doli në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia në premierën e filmit të tij të ri romantik horror, ‘Bones & All’.
Aktori 26-vjeçar, i cili u bë i njohur pasi u nominua për çmimin Oscar për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në “Call Me by Your Name”, është i njohur për zgjedhjet e tij të pazakonta të garderobës.

Zgjedhja e së premtes rezultoi se nuk ishte e ndryshme pasi ylli la shikuesit të tronditur në një veshje të kuqe rubin pa shpinë. Timothée e kompletoi look-un e tij me një kravatë të kuqe, teksa pozoi me yjet Taylor Russell, Mark Rylance, Chloe Sevigny dhe Michael Stuhlbarg. Zgjedhja e veshjes së tij tërhoqi opinione të ndryshme në mediat sociale, ndërkohë, me një përdorues të Twitter-it që shkruante:
Timothée është një i preferuar në tapetin e kuq dhe një aktor i mrekullueshëm.

Një tjetër i entuziazmuar:
Kur je aq i lezetshëm sa Timothée Chalamet, mund të veshësh çfarë të duash, dhe gjithsesi të dukesh shumë më mirë se disa nga djemtë që e kritikojnë atë në Twitter!

Një i tretë komentoi:
Sinqerisht përsosmëri. Nuk e di se çfarë mund të dëshironi më shumë prej tij.

Një përdorues, i cili ishte më pak i impresionuar, ndërkohë deklaroi:
Më falni, por kjo pamje nuk i shkon aspak. Ai nuk është rehat në të, qëndrimi i tij i trupit i thotë të gjitha.
Një tjetër tha:
Ai duket se po përpiqet shumë./ Top Albania Radio
Top Channel