Arbana Osmani është më e lumtur se kurrë teksa është kthyer në shtëpi me anëtaren më të re të familjes, vajzën Zoi.

Me një surprizë të ëmbël, të përgatitur deri në detaje nga partneri i saj, Eduart Grishaj, moderatorja ka lënë maternitetin “Koço Gliozheni” ku solli në jetë fëmijën e tretë.

Dekori është i gjithë të ngjyrat e ngrohta të rozës, ndërsa Arbana është shprehur se ëndrra e saj dhe e Edit për të pasur një vajzë, u bë realitet. Krahas fotove të bukura që ka postuar në rrjetin social “Instagram”, ajo falenderon ndjekësit për të gjitha urimet dhe fjalët e mira.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA