Ajaxi i Amsterdamit vazhdon të dominojë në këtë fillim sezoni të Eredivisie. “
Harkëtarët”, edhe pse kanë humbur elementë të rëndësishëm gjatë merkatos së verës, mbetet ekipi për t’u mundur në Holandë. Në javën e pestë, skuadra e drejtuar nga Schreuder iu imponua 4-0 Cambuurit në “Johan Cruyiff Arena”, duke realizuar nga dy gola në çdo pjesë.
E hapi serinë e golave ish-sulmuesi i Tottenhamit, Bergwijn, në minutën e 35-të, dhe pesë minuta më vonë i njëjti autor realizoi të dytin e sfidës.
Gjatë fraksionit të dytë vijoi dominimi i Ajaxit, që u reflektua me dy gola të tjerë të shënuar nga Taylor dhe Kudus. Ajaxi kryeson renditjen më 15 pikë të plota (pret ndeshjen e PSV-s) më 5 ndeshje me golaverazh të përgjithshëm 16/3./ Super Sport
Top Channel