Një grup i nevrikosur pronarësh të makinave moderne elektrike Tesla në Norvegji ishin mbledhur dje duke nisur atë që quanin grevë urie 24 orëshe, me shpresën e miliarderi Elon Musk do të reagonte për listën e tyre të problemeve.

Drejtuesit e makinave luksoze Tesla thanë se nisën veprimin e tyre ekstrem pas zbulimit të problemet me makinat e tyre, për të cilat vetë kompania Tesla refuzonte të mbante përgjegjësi.

Lista e tyre e gjatë e ankesave përfshinte kujdesin e keq ndaj klientit si dhe ndryshkje e fluska në materialin e sediljeve.

Kur lajmi i grevës së urisë nisi të shpërndahej në rrjetet sociale Musk përmendi me ironi grevën, duke thënë: “Ma ka këshilluar dikush dhe sa herë mbaj dietë për njëfarë periudhe, ndjehem më mirë”.

Por zëdhënësi i protestës Erlend Morch, 27 vjeç nga Oslo, shpjegonte: “Ne shpresojmë që të marrim vëmendjen e Elon që ai të nisë të paguajë klientët e makinave në Norvegji. Klientët që e pëlqejnë këtë makinë dhe duan të mbeten klientë të Tesla, duhet të përballojnë riparime të vazhdueshme dhe mungesë mbështetjeje nga qendrat e kujdesit ndaj klientit”.

Një faqe interneti e grevës së klientëve të Tesla listonte 29 probleme që pronaret kanë hasur me makinën.

Në të shtohet: “Norvegjia ka më shumë makina Tesla për kokë se në çdo vend tjetër të botës, por shumë klientë nuk janë të kënaqur”.

“Ne besojmë se nëse Elon Musk vihet në dijeni të problemeve tona, ai do të zgjidhë situatën”.

Më shumë se gjysma e shitjeve të makinave të reja në Norvegji në 2021 ishin makina elektrike.

FOTO GALERI
1/3
Një grup i nevrikosur pronarësh të makinave moderne elektrike Tesla në Norvegji ishin mbledhur dje duke nisur atë që quanin grevë urie 24 orëshe

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA