Gruaja dërgohet në spital pas goditjes aksidentale me qetësues nga kapësit e majmunëve në Japoni (fotot)

31/08/2022 15:46

Një grup gjuetie të majmunëve pa shumë eksperiencë në Japoni, qëlluan aksidentalisht një grua me shigjetën qetësuese duke bërë që ajo të humbiste ndjenjat dje pasdite.

Incidenti ndodhi në qytetin Fuji, në Shizuoka pas raportimeve të disa dëshmitarëve për përhapjen e majmunëve makake pranë stacionit të Fujikawa, shkruante rrjeti vendas Sora News 24 .

Tre punonjës bashkiakë dhe një “specialist” i gjuetisë së majmunëve ishin armatosur me pushkë qetësuesish, dhe u dërguan në zonë për kapjen e majmunëve.

Kur mbërritën në vendngjarje ata folën me gruan e pafat që u tregoi ku ndodheshin kafshët problematike, por gjatë përgatitjes për aksionin një prej tyre e qëlloi padashje në krah me shigjetën qetësuese.

Zyrtarët thanë se incidenti ndodhi kur operatori po përgatiste pushkën e tij me armën e drejtuar nga gruaja që po i ndihmonte.

Qetësuesi i përgatitur për të rrëzuar një majmun 15kg-ësh, bëri që gruaja të humbiste ndjenjat thuajse menjëherë.

Pushka me ajer e qetesuesit

E goditura ishte dërguar në spital ku ishte zgjuar pas disa orësh, dhe më vonë nisi të komunikonte normalisht.

Incidenti ngriti dyshime mbi kompetencat e gjuetarëve të majmunëve në prefekturën e Fuji, e cila kërkoi ndjesë zyrtare ndaj gruas.

Incidenti vjen mes një serie inkursionesh të majmunëve në qytetet e Japonisë, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Disa dhjetra persona kanë raportuar sulme prej majmunëve në qytetin e Yamaguchi, disa prej të cilëve brenda shtëpive të tyre.

FOTO GALERI
1/5
Një grup gjuetie të majmunëve pa shumë eksperiencë në Japoni, qëlluan aksidentalisht një grua me shigjetën qetësuese

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA