Sot ndahen çmimet e më të mirëve të futbollit shqiptar për vitin 2025/ Ylli i mbrëmjes legjenda argjentinase, dikur synonte të drejtonte kuqezinjtë 15/12 14:45
Skuadra e “shqiptarëve” në Turqi, Istanbulspor-i është duke u përballur me Alanyaspor në transfertë, për takimin e raundit të katërt të Superligës turke.
Aktualisht miqtë ndodhen në avantazh dhe kjo falë Valon Ethemit. Mesfushori ka gjetur rrugën drejt rrjetës në minutën e 48’ dhe ka realizuar një super gol, ndërsa po ekzekutonte një goditje dënimi.
Në formacionin e Istanbulsporit në këtë sfidë ishin vetëm dy lojtarë shqiptarë, Ethemi dhe Topalli, Abazaj ndodhet në stol, ndërsa Rroca është i dëmtuar.
Top Channel