Ndryshim 360° nga sezoni i kaluar, londinezët përsërisin rekordin e para 18-viteve

21/08/2022 11:16

Arsenal vijon formën e jashtëzakonshme në Premier League, dhe konfirmon fillimin e përsosur të sezonit me tre fitore në po aq ndeshje.

Pas fitores kundrejt Crystal Palace dhe Leicester, rradhën e kishte Bournemouth. Pavarësisht se parashikohej një ndeshje e vëshitrë në transfertë, “Topçinjtë” dominuan me spektakël dhe gola, duke e mbyllur me rezultatin e thellë 0-3.

Po të kthehemi pas në sezonin 2021-2022, tre ndeshjet e para  për Arsenal janë për t’u harruar, pasi londinezët nuk morën asnjë pikë, në përballjet kundrejt Brentford, Chelsea dhe Manchester City. Gjithashtu, në total në tre ndeshjet e para pësuan nëntë gola dhe nuk shënuan asnjë.

Ndërsa statistikat tregojnë një Arsenal tjetër në këtë fillim sezoni, të besuarit e trajnerit Mikel Arteta deri më tani kanë shënuar nëntë gola dhe kanë pësuar vetëm dy. Megjithatë, merita kryesore ka pikërisht edhe tekniku spanjoll, pasi ja ka dalë me sukses të përshtas blerjet e reja dhe të korrë një sukses më se të merituar deri më tani.

Gabriel Jesus vazhdon të impresionoj me formën e tij spektakolare dhe pavarësisht se nuk e gjeti rrugën e rrjetës ndaj Bornemouth, sulmuesi u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa dhuroi një asist për golin e dytë të Odegaard. Gjithasthu edhe lideri Granti Xhaka, mesfushori me origjinë shqiptare rikonfirmohet si një pikë e fortë për klubin anglez.

Një nisje e tillë sezoni për Arsenal nuk ndodhte që prej vitit 2004 – 2005 dhe tani “Topçinjtë” pas fitores në transfertë do të presin Fulham dhe Aston Villa në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA