Organizatorët e Kupës së Botës vendosën të enjten 1,300 autobusë në rrugët e Dohas si një test të asaj që ata e kanë quajtur një nga operacionet më të mëdha të transportit për një ngjarje ndërkombëtare futbolli.
Me më shumë se një milion njerëz që pritet të zbresin në shtetin e vogël të Gjirit për turneun, qeveria kërkon që të mos i lërë gjërat -për në minutën e fundit
Eventi i madh i futbollit duket se do të jetë një nga sfidat më të mëdha për ta.
Organizatorët planifikuan lëvizjen njësoj sikur të ishte një nga ditët më të ngarkuara të turneut, kur rreth 300,000 tifozë mund të ishin në Doha në të njëjtën kohë.
Mes vapës së madhe të verës, qindra autobusë me ajër të kondicionuar, por kryesisht bosh, dolën drejt stadiumeve, stacioneve të metrosë.
Kupa e Botës FIFA 2022 do të zhvillohet në Katar nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor 2022
Top Channel