Humbja e katërt radhazi në kampionat, Liverpooli mundet edhe nga Brentford dhe sheh titullin t’i “venitet”
Manchester United po kërkon në mënyrë të dëshpëruar të përforcojë organikën brenda muajit gusht, para se të mbyllet merkatoja e verës. Dy disfatat e para në këtë fillim të Premier League-s e kanë bërë edhe më emergjente ndërhyrjen në tregun e lojtarëve.
Orët e fundit po bën bujë lajmi për një ofertë të “Djajve të Kuq” për futbollistin e Realit të Madridit, Casemiro, edhe pse në zyrat e klubit madrilen nuk ka ende asnjë kontakt me klubin anglez.
Gjithsesi, presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, është i vetëdijshëm se numri 14 ka marrë një ofertë që është sa dyfishi i pagës që përfiton në kryeqytetin spanjoll dhe një një kohëzgjatje të kontratës deri në vitin 2027. Në fakt, është një ofertë që vështirë të refuzohet. Casemiro po e mendon seriozisht këtë çështje, ai është i tërhequr ndjeshëm nga mundësia e largimit.
Te Reali dinë që braziliani po i afrohet fundit të ciklit të tij, kështu që nuk do të ishte ndonjë humbje e madhe në planin afatgjatë nëse e lejojnë të transferohet në “Old Trafford”.
Dhe nëse oferta e Manchester United do të jetë rreth 60 milionë euro, s’ka arsye madhore për ta refuzuar. Braziliani, aq shumë i vlerësua në dhomat e zhveshjes së Realit, duhet ta ndajë mendjen. Deri në fund të gushtit, do të ketë kohën e mjaftueshme në dispozicion për të reflektuar dhe marrë vendimin më të mirë për karrierën e tij.
Top Channel