Një 17-vjeçar me inicialet K.N është shpallur në kërkim nga Policia e Lezhës ditën e sotme, pasi vodhi bizhu në një argjendari, duke u konfrontuar fizikisht edhe me shitësin e argjendarisë.

Ky shtetas, në një argjendari në qytet Lezhë, ka vjedhur bizhu që ndodheshin në vitrinë tek dera hyrëse, si dhe është konfrontuar fizikisht me shitësin e argjendarisë i cili është përpjekur ta ndalojë por nuk ka mundur pasi i mituri 17 vjeçar ka arritur të largohet me një motorr bashkë me bizhutë e vjedhura.

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA