Çifti i bashkëshortëve u dhunuan me sende të forta në Fushë Arrëz, Policia: Dyshohet për dy autorë, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën

17/06/2026 11:36

Ka ardhur reagimi zyrtar nga Policia për rastin e dhunimit të çiftit bashkëshortor mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Arst në Fushë Arrëz.

Sipas uniformave blu, dyshohet se kanë qenë dy shtetas, ende të paidentifikuar, që kanë goditur me sende të forta  Skënder e Bardhe Nika.

Të lënduarit ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Më datë 17.06.2026, rreth orës 08:00, në fshatin Arst, në rrugë, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasit S. N., 55 vjeç dhe B. N., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Arst.

Si pasojë, dy shtetasit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel