“Në Athinë u diskutua plani për vrasjen e Rexhep Ginës”/ Dëshmia e Artan Tafanit në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Konflikti kishte të bënte me pronat

17/06/2026 11:05

I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar sërish në gjyqin ndaj Laert Haxhiut.

Në dëshminë e siguruar nga Anila Hoxha, ai ka treguar si u planifikua vrasja e Rexhep Ginës, duke u shprehur se e gjitha ishte për punë hasmërie.

Dëshmia e Artan Tafanit:

Avokati: Korrik 2022 ku keni qenë?

-Në Astir me Laertin, në shtëpi. bashkë kemi jetuar në atë kohë

Avokati: A ju kujtohet të keni kryer ndonjë aktivitet kriminal, gjatë korrikut 2022

-Mos gaboj, kemi marrë veprimet për të kryer vrasjen e Rexhep Ginës. Personalisht nuk e njihja

Avokati: Kush e porositi dhe pse?

-Për punë hasmërie, ka qenë te grupi Aldo Bares. Ka qenë dhe një konflikt pronash. Ma ka shpjeguar Laerti arsyen pak a shumë. Në Lushnjë te lokali i Rexhep Ginës ka pasur toka dhe xhaxhai i Laertit aty.

Avokati: Kur e keni diskutuar për herë të parë?

-Në Athinë, Greqi.

Avokati: Keni bërë plan?

-Rexhep Gina në atë kohë jetonte në Athinë, prandaj. Ma tha mua personalisht dhe Mario Diamantit, do merrnin informacione përmes një polici grek.

Avokati: Kush kanë qenë të pranishëm?

-Mario Diamanti që është vrarë në Greqi, unë Laert Haxhiu. Takimi në Greqi është bërë në 2021 mos gaboj.

Avokati: Sa keni qëndruar në Greqi

-10 ditë, ika pastaj. Laerti erdhi në tetor

Avokati: Keni diskutuar më për Rexhep Ginën?

-Po, për vrasjen e Rexhep Ginës. E ruante Laerti vazhdimisht, e ndiqnin dhe njerëzit e Laertit. Dy persona i çonin video dhe foto Laertit.

Avokati: A mund të na shpjegosh me detaje, çfarë veprimesh ke bërë?

-Kam shkuar me Fajon Veliun për të vrarë Rexhep Ginën. Ishte një çun në Lushnjë që vëzhgonte, e ruante qëkur dilte nga shtëpia çdo ditë. Flisnin me chat e-mail. Ia çonte përmes të fejuarës së Lulzim Arapit, e përdorte për të çuar dhe lekët. Nuk doja ta bëja vrasjen, ashtu ma dha truri se u zura me Laertin.

Avokati: Ku e gjetët armën?

-E patëm që te vrasja e Bashaliut.

Avokati: Po herë të tjera, në urdhrat që ju ka dhënë Laerti, e keni refuzuar herë tjetër?

-Ka ndodhur te Genc Hida. Kam ikur dhe e kam lënë punën në mes

Avokati: Bujar Turkun e njihni?

-Po, i kam vendosur tritol me urdhër të Laertit për punën e disa lekëve. 20 mijë euro mos gaboj.

Avokati: E njihni Arjan Alico?

-Unë personalisht jo, por nga Laert Haxhiu. I ka qëlluar me kallashnikov, i ka vënë dhe tritol në shtëpi. I vinte inat se tritoli nuk i bëri dëm. Djali i Arjan Liços i ka vënë tritol një shokut tonë, pasi e rrahën në burg. Laerti vetë i gjuajti me kallash.

Avokati: Sajmir Krasniqin e njihni?

-Po e njoh. Është shoku i kunatit tim. E kam takuar miqësisht.

Avokati: Po Besnik dhe Erjon Coku?

-Çuna lagjeje në Lushnjë.

Top Channel