Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 2.473 mostrave, apo 31.66 për qind e testimeve rezultuan pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Numri i infektimeve është më i lartë krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 413 raste.
Ministria e Shëndetësisë po ashtu njoftoi se në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 952 persona. Ndërkaq, raste aktive janë 5.561.
Radio Evropa e Lirë shkruan se Kosova po vazhdon vaksinimin kundër koronavirusit, pavarësisht se numri i personave që po vaksinohen në baza ditore është i ulët. Autoritetet shëndetësore bën të ditur se vetëm në 24 orët paraprake kanë administruar 80 vaksina kundër koronavirusit.
Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat nga mosha 12-vjeçare. Nga mosha 18 e sipër, qytetarët mund të vaksinohen me tri doza të vaksinës, ndërkaq ata mbi 60 vjeç dhe personat më të ndjeshëm mund të imunizohen edhe me dozën e katërt.