
07/05 22:56
Remo Freuler është zyrtarisht lojtari më i ri i Nottingham Forest.
30-vjeçari do të luajë për herë të parë në Premier League, ndërsa “The Reds” shpenzuan plot 8 milinonë euro për kartonin e tij.
Zviceriani ishte pjesë e Atalanta-s nga vera e vitit 2015, ndërsa me bergamaskët zhvilloi 260 ndeshje dhe realizoi 21 gola në total, ndërkohë në CV ka edhe 4 gola në 46 ndeshje me Zvicrën.
Nottingham Forest mori fitoren e parë pas 23 vitesh në “ishull” këtë fundjavë pëballë West Ham, ndërsa në harkun e 24 orëve ka zyrtarizuar tre goditje, Dennis, Kouyate dhe Freuler, ndërsa është shumë pranë sulmuesit të Brighton, Neal Maupay për 15 milionë euro.
Top Channel