“CR7 tek United deri në janar”, dy janë shkaqet pse Atletico u tërhoq

13/08/2022 11:23

Merkato e verës dhuron gjithmonë surpriza, sidomos në ditët e saj të fundit, por Cristiano Ronaldo vështirë të transferohet në një ekip tjetër këtë muaj. Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me Manchester United.

Ai kërkoi gjatë gjithë verës një ekip ambicioz që garonte në Champions League, por shumë klube të mëdha refuzuan mundësinë e afrimit të CR7. Edhe pista Atletico Madrid ka rënë përfundimisht.

Pavarësisht se Diego Simeone dëshironte blerjen e sulmuesit portugez, presioni i tifozëve dhe paraqitja pozitive e Alvaro Moratës ndikuan në tërheqjen e “Colchoneros”. AS shkruan se Ronaldo të mbetet tek United deri në merkaton e janarit.

SuperSport shkruan se trajneri Ten Hag ende beson te përfshirja e pesë herë fituesit të “Topit të Artë” në projektin e tij teknik, por tashmë e ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë mosrespektimin e tij dhe lojtarëve nga ana e 37-vjeçarit.

Ronaldo ka vendosur të qëndrojë në “Old Trafford”, më saktë është detyruar pasi ka mbetur pa zgjidhje. Objektivi i tij është të luajë e shënojë sa më shumë për t’u paraqitur në formë në Katar 2022 me Portugalinë e tij.

Pas Botërorit vjen merkato e dimrit, që mund të hapë skenarë të rinj rreth së ardhmes së tij. Botërori i këtij viti do zhvillohet në periudhën 20 nëntor-18 dhjetor. Portugalia është pjesë e grupit H me rivalë si Gana, Uruguai dhe Koreja e Jugut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA