Elton Ilirjani, një muaj para Javës së Modës në New York, ka prezantuar veshjen unike të stilistes nga Virginia.
Veshja mban ngjyrat e traditës amerikane sidomos të jugut të SHBA-së.
Në postimin e tij, biznesmeni shqiptar thotë se “kjo video u menaxhua pa grim, pa filtra dhe buzëkuq”.
“Unë nuk i gjykoj njerëzit që e duan grimin dhe filtrat në video dhe foto (këshilloj të mos ketë fotoshop), por njerëzit po ikin nga realiteti! Vështirë se gjej foto dhe video të pa manipuluara dhe habitem sesi ata njerëz, të filtruar dhe të grimuar në të njëjtën kohë, mund ta njohin edhe veten e tyre? Ata së pari gënjejnë veten, së dyti nuk e duan veten e tyre të vërtetë, si mund ta transmetojnë dashurinë? Përgjigja është JO! Faleminderit Zotit në SHBA shumica e njerëzve e duan veten e tyre! Ata janë reale dhe nuk fshihen pas imazheve false! Rrofshin vajzat cowgirls që janë frymëzimi i bukurisë dhe dinjitetit të vërtetë“, shkruan Ilirjani në postimin e tij në rrjetet sociale.
Top Channel