Autoritetet greke bënë të ditur të mërkurën se kanë nisur një operacion kërkim-shpëtimi pasi një varkë me dhjetëra emigrantë u mbyt gjatë natës.

Në një deklaratë të rojës bregdetare për agjencinë e lajmeve AFP, rreth 50 persona janë shpallur të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u mbyt pranë ishullit grek të Karpathosit në Detin Egje.

Roja bregdetare tha të mërkurën se 29 persona, të gjithë burra, ishin shpëtuar në det, 61 kilometra në juglindje të Karpathosit, një ishull juglindor midis Rodosit dhe Kretës.

Autoritetet greke janë vënë në kërkim të të zhdukurve pas mbytjes së anijes e cila u nis të martën në mbrëmje nga Turqia.
Dy anije patrullimi të rojes bregdetare, një anije e marinës greke, një helikopter i forcave ajrore dhe të paktën tre anije që lundronin aty pranë po marrin pjesë në përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Rruga më e zakonshme detare për azilkërkuesit nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika ka qenë nga Turqia në ishujt e afërt grekë.

Por me autoritetet greke që po shtojnë patrullimet në Egje dhe me lajmet se Turqia po deporton emigrantët pa i lejuar ata të aplikojnë për azil, shumë prej tyre tani janë duke u larguar nga ishujt grekë dhe po përpiqen të marrin rrugën më të gjatë dhe më të rrezikshme direkt për në Itali./rel

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA