Pasi Taika Waititi dhe Rita Ora ndezën thashethemet se janë martuar pasi regjisori u pa me një unazë martesë në gisht, vjen konfirmimi i lajmit.
“The Sun UK” raporton se çifti janë martuar në një ceremoni intime në Londër.
“Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre të cilët mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.
Rita duket se e konfirmoi lajmin, pasi u shfaq me një unazë rreth në një foto të publikuar në Instagram të dielën.
Burimi më tej pohoi se këngëtarja e cila pas martesës ka ndryshuar mbiemrin e saj në Waititi-Ora donte një martesë të vogël në mënyrë që ta mbante marrëdhënien e tyre sa më private. Burimi shtoi se:
“Është planifikuar të bëhet një festë e madhe, e stilit të showbiz-it, por mos prisni ta shihni të pasqyrohet në revistën me ofertën më të lartë”.
Këngëtarja 31-vjeçare dhe regjisori 46-vjeçar u lidhën në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley.
Rikujtojmë, se Rita i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për t’u rikthyer me një koncert madhështor në Tiranë.
Top Albania Radio shkruan se ajo pritet të mbajë koncert më 6 Shtator në kryeqytetin e Shqipërisë dhe këtë ka bërë të ditur drejtoresha e Përgjithshme e Promovimit të qytetit në bashkinë e Tiranës, Mirela Koçollari.
Vetë këngëtarja ka ripostuar foton me mbishkrimin se është e emocionuar dhe e nderuar, për rikthimin në Tiranën e saj të bukur.
Top Channel