Rrënojat e një avioni që u përlpas në Alpet Zvierjane në vitin 1968 janë zbuluar së fundmi në një akullnajë, 54 vjet pas ngjarjes, tha në autoritetet.
Copat e tragjedisë dolën në akullnajën Aletsch Glacier në kantonin jugperëndimor Wallis, pranë majave Jungfrau e Monch.
“Hetimet kanë përcaktuar se rrënojat vijnë nga avioni i përplasur Piper Cherokee, i regjistruar si HB-OYL, i përplasur në këtë vendndodhje më 30 korrik 1968. Puna për rekuperimin e tyre do të nisë sapo të jetë e mundur,” thuhej në deklaratën e policisë”.
E përditshmja vendore ‘24 Heures’ shkruante se në avion kishin qenë një mësues, një prift, një zyrtar mjekësor dhe djalin e tij, të gjithë nga Zyrihu.
Ata kishin pësuar aksidentin fatal 500 metra në jug të Jungfraujoch që është pjesa mes dy majave. Trupat e tyre u rekuperuan asokohe por rrënojat e avionit jo.
24 Heures shkruante se një guidë malore kishte zbuluar rrënojën teksa kalonte në zonë me një ekspeditë.
Top Channel