Sulmi ndaj Gardës Kombëtare, autori ishte emigrant nga Afganistani/ SHBA-ja pezullon kërkesat e afganëve për emigracion Dhjetë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri në Pensilvani, ku gjashtë persona tashmë janë identifikuar ndërsa katër fëmijëve nuk i dihet ende identiteti.
Një zjarrfikës shkoi për të shuar flakët me ekipin e tij, kur zbuloi se shtatë nga të vdekurit ishin familja e tij.
Një hetim penal ka nisur për shkaqet e rënies së zjarrit ndërsa mendohet se vatra ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.
Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.
Ai tha se tre fëmijët që vdiqën – dy djem dhe një vajzë – nuk jetonin në shtëpi dhe po vizitonin për aktivitete verore.
Policia e shtetit deri më tani ka identifikuar viktimat: Dale Baker, 19 vjeç, Star Baker, 22 vjeç, David Daubert Sr, 79 vjeç, Shannon Daubert, 42, Laura Daubert, 47 vjeç dhe Marian Slusser, 54 vjeç.
Top Channel
Sulmi ndaj Gardës Kombëtare, autori ishte emigrant nga Afganistani/ SHBA-ja pezullon kërkesat e afganëve për emigracion