26/12 08:12
Pasi dështoi të mbajë sërish Christian Eriksen, skuadra e Brentfordit ka zgjedhur një tjetër danez për t’i besuar organizimin e manovrës sulmuese.
Bëhet fjalë për Mikkel Damsgaard, mesfushor që spikati me italianët e Sampdorias dhe zëvendësoi Eriksenin te Danimarka në Europianin e kaluar.
Marrëveshja mes dy klubeve është arritur mbi bazën e 14 milionë eurove, plus 6 të tjera në formë bonusi, ndërsa Damsgaard pritet të zbarkojë në Ishull për të kryer vizitat mjekësore dhe nisur përgatitjet me klubin e ri.
Mikkel Damsgaard iu bashkua Sampdorias në 2020-ën dhe në dy sezone me gjenovezët ka luajtur 49 ndeshje e ka shënuar dy gola, ndërsa me Danimarkën numëron 16 ndeshje dhe 4 gola të shënuar.
Top Channel