‘Amnesty International’ akuzon ushtrinë e Ukrainës se rrezikon jetën e civilëve duke fshehur trupat në zonat rezidenciale (fotot)

05/08/2022 20:44

Grupi i monitorimit të të drejtave të njeriut Amnesty International ka akuzuar sot Ukrainën se po rrezikon jetën e civilëve vendas duke vendosur trupat ushtarake në zonat rezidenciale gjatë pushtimit të Rusisë.

Deklarata u kundërshtua me zemërim nga presidenti vendas Zelenski që e krahasonte atë me “dezinformim” dhe “propagandë ruse”.

Por punonjësit e Amnesty thanë se kanë dëshmuar raste të “krijimit të bazave dhe vendosjes së sistemeve të armatimit” në zona të populluara rezidenciale, në disa linja të frontit të luftës në lindje dhe jug të Ukrainës, prej prillit deri në korrik, thuhej në raport.

Sekretarja e përgjithshme e organizatës Agnès Callamard tha: “Kemi dokumentuar një sjellje të vazhdueshme të forcave ukrainase që vinin në rrezik jetën e civilëve duke shkelur ligjet e luftës kur ato operonin në zonat e populluara”.

Callamard bënte thirrje thirrje për qeverinë e Ukrianës të sigurohet që forcat e saj të vendosen larg zonave të populluara, ose fillimisht të evakuojnë civilët prej tyre.

Zelenski në reagimin e tij me një video-mesazh tha se grupi i të drejtave po përpiqej të “amnistonte një shtet terrorist” – termi me të cilin ai shpesh i referohet Rusisë.

Zv. ministrja ukrainase e mbrojtjes Hanna Malyar tha se grupi duhet të kritikojë veprimet e Rusisë dhe jo “të studiojë veprimet e viktimës”.

FOTO GALERI
1/6
Agnès Callamard bënte thirrje thirrje për qeverinë e Ukrianës qe të sigurohet që forcat e saj të vendosen larg zonave të populluara

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA