Ka vijuar edhe ditën e sotme kontrolli përgjatë të gjithë vijës bregdetare të Gjirit të Durrësit.

Deri në këto momente nuk janë konstatuar subjekte apo individë, që zotërojnë motorë uji a mjete të tjera lundruese për qëllime argëtimi, në kushtet e paligjshmërisë.

Nga kontrolli ka rezultuar se vendbazimet që ndodhen në plazhet e Durrësit janë vetëm ato të licencuara dhe që i lëvizin mjetet  në bazë të rregullave të sigurisë, në kordonët kufizuese të hapësirave nga bregu në det për kalimin e tyre.

Për shkak të aksionit të nisur, ka skafe dhe gomone që për të shmangur kontrollet nuk kanë dalë në det këto ditë kur siguria në plazhe mbetet kryefjalë.

Një ditë më parë, policia kufitare e Durrësit bllokoi 6 skafe të vogla me probleme në dokumentacion.

Ndërsa kontrollet janë fokusuar te skafet dhe motorrët e ujit, shqetësim për pushuesit në plazhe vazhdon të mbetet mungesa e vrojtuesve të plazhit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA