Ligjvënësit kanë marrë pushimet duke shtyrë për në vjeshtë jo vetëm debatin e nxehtë për dosjet, por edhe ndryshimin e rregullave të lojës për zgjedhjet. Aktorët politik po mendojnë për betejat e vjeshtës, mes tyre reforma zgjedhore. Për socialistët sistemi elektoral është një kapitull i mbyllur, që nuk do preket.
“Mire është sistemi zgjedhor, ai po konsolidohet . Gjithmonë opozitat kërkojnë ndryshime dhe vijnë me një listë dëshirash, por praktikisht ne kemi rënë dakord me objektin e punës të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Çështjet e ndryshimeve Kushtetuese nuk janë në rendin e ditës dhe gjersa kane të bëjë me ndryshime Kushtetuese nuk mund të trajtohen nga ky komision.”- tha Gjiknuri.
Por, demokratët nuk ndajnë të njëjtin mendim. Grupimi i Berishës, i cili i druhet një pakti politik mes socialisteve dhe deputeteve që mbështesin Enkelejd Alibeaj beson se ka përpjekje te fshehtë për sistemin me PRIM, që shkon në favor të partisë që del e para në zgjedhje dhe merr një numër shtesë mandatesh vetëm për faktin se ka fituar. Oerd Bylykbashi kundërshton formulën me PRIM dhe nuk nguron te hedhe disa propozime sesi mund te ndryshoje sistemi.
“Sistemi me PRIM nuk është pushtet qe vjen nga vota, por nga ligji dhe kjo duhet ndalur me se zben. Pazari është pranuar më parë ne raport me Vettingun dhe kjo është bërë nga Lulzim Basha. Sigurisht ka opsione nga me te ndryshme siç është mazhoritari, një sistem miks mazhoritar dhe proporcional, por mund te këtë edhe diskutime për sistem proporcional kombëtar.”- tha Bylykbashi.
“PS nuk është përfshirë në asnjë pazar. Se di nga bazohet zoti Bylykbashi, këto janë probleme të grupimeve dhe rrymave brenda PD, të cilat mundohen të akuzojnë njëra-tjetrën.”– tha Gjiknuri.
Socialistët synojnë që reforma zgjedhore në shtator të nisë punën me ndryshimet ligjore që i mbyllin derën një herë e përgjithmonë e politikanëve , të cilët kanë një të shkuar te erret në periudhën e komunizmit. Më shumë ky synim që mund të marrë dhe mbështetjen e linjës pro amerikane në grupin e deputetëve demokratë, është ndroja më e madhe e mbështetësve të Berishës, sesa një sistem Prim, i cili do favorizonte socialistet, si partia më e konsoliduar në vend.
Top Channel