Për të disatën herë hajdutët tentojnë të grabisin rezidencën e Meghan Markle dhe Princ Harry!

26/07/2022 11:40

Rezidenca luksoze e Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito, në Kaliforni u grabit jo një herë, por dy herë brenda 12 ditëve, sipas gazetës ‘Sun’.

Top Albania Radio shkruan se hajdutët u përpoqën të hynin në rezidencën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, ku ata jetojnë me djalin e tyre Archie, 3 vjeç dhe Lilybet 1-vjeçe.

Në të dyja rastet është thirrur policia, sipas të njëjtave informacione. Hera e parë që policia mbërriti në rezidencën e Meghan dhe Harry ishte më 19 maj, në orën 18:00.

Në fakt, kjo datë e veçantë ka një kuptim të veçantë për çiftin teksa festojnë përvjetorin e martesës. Hera e dytë që autoritetet mbërritën ishte më 31 maj, pak pas orës 15:00.

Ishte dita kur Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga SHBA për në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me dy fëmijët e tyre, për të marrë pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth.

Shtëpia e Meghan dhe Harry ka qenë disa herë shënjestër e hajdutëve. Departamenti i Policisë në Santa Barbara ka marrë 6 telefonata nga njerëzit e sigurisë së Dukës dhe Dukeshës gjatë një periudhe 14-mujore.

Meghan Markle dhe Princi Harry u zhvendosën në rezidencën e tyre të mrekullueshme në qershor 2020. Rezidenca ka një Spa, fushë tenisi dhe një shesh lojrash private për fëmijët e tyre. Sjellim në vëmendje se Oprah Winfrey, Tom Cruise dhe Ellen DeGeneres, janë disa nga fqinjët e çiftit.

Rikujtojmë, se një ndihmëse e familjes mbretërore dyshohet se u shpreh e bindur se martesa e Princit Harry me Meghan Markle do të përfundojë me lot. Sipas një raporti, Susan Hussey, e cila ka qenë ndihmësja pritëse e Mbretëreshës Elizabeth II që nga vitet 1960, dyshohet se i bëri komentet gjatë një dreke me drejtuesit e teatrit disa muaj para dasmës së çiftit në maj të vitit 2018.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA