Një konflikt banal ka çuar në përdorimin e armëve të zjarrit këtë mesditë në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin pranë “Ujit të Ftohtë”, pas tunelit, në afërsi të vilave qeveritare.
Shkak dyshohet të ketë qenë një vend parkimi. Problemin, një autori ka tentuar ta zgjidhë duke qëlluar në ajër. Menjëherë më pas, ai është larguar me shpejtësi nga vend ngjarja, ndërsa është shpallur në kerkim nga policia.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 12:00, në afërsi të tunelit në “Uji të Ftohtë”, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se një shtetas, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Top Channel