Imami i xhamisë së fshati Lupç i Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berisha, është dhunuar mbrëmë nga tre persona, të cilët janë arrestuar.
Të dyshuarit janë vëllezër me njëri-tjetrin. Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale Sh.M., 27-vjeçarin me iniciale B.M. dhe 28-vjeçari me iniciale B.M.
Ndaj tyre ka nisur hetimi për veprën penale vrasje, e mbetur në tentativë.
Sulmin ndaj imamit e ka dënuar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Jemi shqetësuar shumë me lajmin për sulmin fizik ndaj imamit Zeqir Berisha, i cili si person shquhet për humanitetin, kulturën dhe tolerancën njerëzore. Duke e dënuar ashpër sulmin ndaj hoxhës në vendin e tij të punës, kërkoj nga organet e rendit të ndërmarrin masat ligjore dhe autorët e sulmit të marrin dënimin e merituar”, shkruan Bulliqi.
Top Channel