Festa e beqarisë kthehet në tragjedi, 22-vjeçarja bie në kontakt me rrymën elektrike
22/07/2022 18:29
Një festë beqarie ka përfunduar në tragjedi për një 22-vjeçare nga Kumanova e cila po festonte me shoqet e saj në pishinën e një hoteli në qytetin e Shkupit.
Rastin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi.
“Më datë 22 korrik 2022, 11 minuta pas mesnate, në stacionin policor Bit Pazar në Shkup, u denoncua se në objektin hotelerik ka vdekur 22 vjecarja me iniciale L.S nga Kumanova”, thuhet në njoftim.
Vajza 22 vjeçare, sapo ka dalë nga pishina e ka marrë telefonin e saj i cili ka qenë në proces karikimi dhe nga rryma vajza është shtrirë ne tokë pa ndjenja, në atë moment është ndërprerë edhe rryma në zonën ku po zhvillohej festa, sipas Telegrafit.
Top Channel