Artisti shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears dha një mesazh të fortë këtë mbrëmje në “A live night” në Top Channel.

Ai u shpreh se sinqeriteti është vlera më e rëndësishme e jetës së tij, sepse duke qenë i sinqertë t’i flet me sy dhe ajo çfarë flet është më pak e rëndësishme se sa ajo që t’i shpreh përmes syve.

Këngëtari tha se gjëja që s’do të harronte kurrë janë sytë e gjyshes së tij, e cila ka parë tmerret e luftës në Kosovë.

Ai dha këtë deklaratë nisur nga eksperienca e kaluar në Zvicër, ku është paragjykuar për të folurën, duke theksuar se kjo nuk ndodh në Shqipëri apo Kosovë.

“Unë besoj tek shumë vlera, por vlera ime më kryesore besoj kur isha më i vogël ishte respekti, më e rëndësishme për mua dhe e kuptoja kur takoja njerëz dhe ishte më e komplikuar për me fol, nuk kam pasur të njëjtin edukim. Në Zvicër, gjuha franceze është me fol në një mënyrë, dhe kur nuk flet ashtu nuk është problem, por njerëzit gjykojnë, kurse në Shqipëri dhe Kosovë nuk e kanë këtë problem. Gjithmonë kam folur përshesh, kështu miks edhe shqip edhe toskërisht edhe gegërisht. Në Zvicër e paragjykojnë të folurën tënde. Ka njerëz që nuk kanë mundësi me e thënë atë që mendojnë se nuk i kanë mësuar fjalët. Në atë moment erdhi vlera sinqeriteti, nëse nuk ka sinqeritet nuk ka asgjë për mua, gjëja më e rëndësishme është t’i thuash gjërat të tjerëve edhe kur nuk i ke fjalët. Unë këtë e kam mësuar sepse besoj tek gjëja më e rëndësishme që janë sytë. Sytë e njerëzve, s’do të harroj kurrë sytë e gjyshes sime, që ka parë çdo gjë, që ka humb fëmijë, ka parë luftë, në momentin kur nuk fol është shumë më i vlefshëm se sa fjalët”, tha Gjoni.

Kujtojmë se Gjoni është këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i cili ka lindur dhe ndërtuar karrierën e tij në Zvicër.

Ai arriti të përfaqësonte Zvicrën në Eurovision Song Contest 2020 me këngën ” Répondez-moi ” përpara anulimit të konkursit për shkak të pandemisë.

Artisti u përzgjodh sërish për vitin 2021 me këngën e tij ” Tout l’Univers “ dhe përfundoi në vendin e tretë me 432 pikë, renditja më e mirë për Zvicrën që nga viti 1993.

FOTO GALERI
10/15

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB