Zgjedhje të parakohshme në Britani? Boris Johnson: Nuk shoh asnjë arsye

06/07/2022 18:37

Në Britaninë e Madhe po përflitet për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Për të përfunduar Komitetin e Ndërlidhjes, anëtari i partisë Konservatore në Britani Bernard Jenkin po tenton të marrë një përgjigje nga  kryeministri nëse ai do të përjashtojë shpërndarjen e parlamentit nëse nuk ka besimin e shumicës së deputetëve të tij.

Boris Johnson këmbëngul se nuk sheh asnjë arsye për të thirrur zgjedhje dhe thotë se data më e hershme që ai mund të shihte do të ishte dy vjet nga tani.

Me një delegacion ministrash të kabinetit që presin në Downing Street për t’i thënë se gjithçka ka mbaruar – mund të jemi gati të zbulojmë se cila do të jetë lëvizja e tij e ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA