Të pandarë nga njëri tjetri, Alban Skënderaj na zbukuroi ditën me dy “delfinët” e tij (Foto)

06/07/2022 18:51

Alban Skënderaj është padyshim një nga këngëtarët më të dashur për ndjekësit. Ai ka fituar gjithmonë zemrat e të gjitha grupmoshave, me këngët të cilat padyshim janë kthyer në hite.

Së fundmi ai ka publikuar në Instagram një foto shumë të ëmbël me djalin dhe vajzën, të shoqëruar me shkrimin: “Me dy ? e mi”.

Teksa janë kapur dorë për dore me njëri-tjetrin,  na kanë treguar një moment nga jeta e tyre.

Të veshur me rroba banje dhe në thjeshtësinë më të madhe, Albani kishte preferuar të pozonte me vogëlushët.

Amelia dhe Duam po rriten shumë shpejt, por gjithmonë na kanë surprizuar me pozat e tyre dhe ëmbëlsinë që rrezatojnë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Alban Skënderaj është i martuar me këngëtaren Miriam Cani dhe prej disa vitesh janë bashkë.

Tashmë ata janë bekuar me fëmijë dhe në shumë raste nuk kanë nguruar të publikojnë momentet e tyre më të bukura në rrjete sociale.

Këngëtari po vijon të ketë sukses në këngët e tij, ndërsa këtë verë hitet po dëgjohen në maksimum.

Së fundmi këngëtari ishte pjesë e programit “A live night”, ku zbuloi shumë të pathëna nga jeta private dhe karriera.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB