Akuzat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për skemën e evazionit fiskal të kryera nga 24 kompani që sipas Monika Kyemadhit janë të lidhura me Inceneratorët prodhuan reagimin e parë të qeverisë.
Delina Ibrahimaj: Shuma e madhe e krijuar në kuadër të një lufte politike ne vigjilje të një proteste të lajmëruar nxit zhvillimin e një revolucioni imagjinar.
Ministrja e Financave pranoi skemën me mashtrimit me TVSH, por nuk e cilësoi lajm te ri, pasi vete dikasteri qe ajo drejton e ka referuar këtë shkelje ne Prokurori 4 vite më parë. Ko çështje, sipas ministres nuk ka lidhje me zbatimin e kontratave të Inceneratorëve.
Ibrahimaj: Kjo është në ndjekje prej 2018. Kane qene 20 subjekte fiktive dhe janë referuar ne Prokurori. Bashke me to janë referuar blerësit dhe shitësit.
Kryemadhi: Pra ju i keni konstatuar këto kompani që kanë qenë fiktive dhe fallco në 2018, por qeveria juaj ka vijuar të paguajë këto kompani?
Ibrahimaj: Çdo legjislacion në fuqi për sa kohë nuk ka vendim gjykate për këto subjekte, institucionet shtetërore nuk mund te marrin masa.
Kryetarja e LSI dhe Ministrja e Financave u përfshinë në replika në distancë edhe për investimin e kryer deri më sot në inceneratorin e Tiranës.
Ibrahimaj: Faza aktuale është faza e ndërtimit dhe operimit. Punimet civile të përfunduara janë më pak se 20 % e vlerës totale të investimit.
Kryemadhi: Nëse ka vullnet pozitiv nga qeveria, të çojë në gjykatë pezullimin e kontratës me inceneratorin e Tiranës, për të vetmen arsye sepse po të verifikojë që investimi prej 128 milionë eurosh nuk është bërë.
Top Channel