Ndërhyn klubi anglez, Milani pranë një tjetër blof në merkato

06/07/2022 16:10

Milan rrezikon të dalë sërish blof në merkato. Pasi “humbi” Botmanin, që u ble nga Newcastle, një tjetër klub i Premier League-s i ndërhyn për t’i marrë një tjetër objektiv.

Bë fakt, duket e pamundur që një futbollist të zgjedhë Leedsin para Milanit, por diferencën e madhe e bën oferta financiare.

Klubi anglez, me pronar italianin Radrizzani, është gati të paguajë në arkat e Club Brugge 35 milionë euro plus pesë milionë në formë bonusesh.

Kuqezinjtë, për momentin, nuk ofrojnë më shumë 20 milionë euro, shifër që nuk i kënaq drejtuesit e ekipit belg, që e kishin fiksuar çmimin në 30 milionë.

Tashmë, me ndërhyrjen e Leedsit, çmimi i futbollistit është rritur ndjeshëm. Në Belgjikë shkruajnë se Charles De Ketelaere dëshiron Serinë A, i shtyrë edhe nga telefonata që ka pasur me Stefano Piolin.

SuperSport shkruan se tashmë u takon Maldinit dhe Massaras, pasi të marrin “ok”in e Elliott, për të formuluar ofertën e re, atë të duhurën, për të bërë të tyrin trekuartistin e talentuar belg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA