Shkupi dhuroi super spektakël në “Toshe Proeski” në kualifikuesen e parë të raundit të parë të Champions League, në përballjen ndaj Lincoln Red Imps.
Kampionët e Maqedonisë së Veriut fituan bindshëm me rezultatin 3-0, në një sfidë që e dominuan të gjithën, duke e nisur me këmbë të mbarë rrugëtimin në kompeticion më të rëndësishëm për klube.
Sfida u zhbllokua në minutën e 11’ falë një goli nga Danfa, ndërsa në minutën e 29’ Adetunji do të realizonte një super goditje, duke dyfishuar rezultatin për vendasit, për ta mbyllur fraksionin e parë me rezultatin 2-0.
Teksa pjesa e dytë nuk nisi shumë mirë për Shkupin, pasi në minutën e 54’ mbeti me 10 lojtarë, me Margvelashvili mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.
Megjithatë vendasit nuk hoqën dorë dhe në minutën e 62’ rezultati u thellua pas një autogoli nga Chipolina.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 12 korrik në “Victoria Stadium” dhe nëse ia del të marrë edhe një barazim në sfidën e kthimit, në raundin tjetër Shkupi do të ketë përballë Dinamon e Zagrebit.
Top Channel