Nga laboratori në laborator, grupi i xhirimit të Top Story, për çdo ndryshim ambienti në sektorin e ADN-së, ju kërkua të ndryshonte veshjet e sterilizuara.
Ekspertë në nivele shkencore krahasojnë modelet për ekspertizat biologjike duke nxjerrë të vërteta kriminale ndaj vrasësve që megjithëse vranë në mënyrë të sofistikuar, ata u tradhtuan nga trupi i tyre.
Sektori i ADN-së u hap në vitin 2009 pak kohë mbasi drejtësia Shqipëria ishte trazuar nga atentat i bujshëm me të dyshuar Lavdërim Tufën dhe ku ADN e një fijeje floku e ktheu gjykimin për masakrën e kartodromit në një odise gjyqësore.
“Kjo është një njollë gjaku, në bazë të të cilës ne ndjekim profilin e një personi apo disa personave dhe me robotikë nxjerrim çfarë i duhet hetimit. Ne e kemi një proces pune të përditshëm, në momentin që përmes fijes së flokut nxjerr një autor, ne gjejmë fije floku në batanije, kapele rroba , fija e flokut hapet fotografohet dhe merret mostra”, thotë Erida Mesi , eksperte biologe.
Por së fundmi janë shtuar kërkesat e gjykatës për njohje atësie.
“Këto janë ekspertiza që zgjasin një apo dy ditë“, shpjegon Mesi për gazetaren Anila Hoxha.
“Ne në atë kohë nuk kishim laborator ADN, për të gjitha këto ngjarje ne kemi mbajtur na kartoteke prova me shpresën qe kur këto prova kur te implementohej laboratori dhe në fakt ka ndodhur qe kemi mbajtur prova nen minus 40 grade dhe përmes te cilave ne kemi përftuar”, thotë Armanda Deda, eksperte biologe.
E teksa biologët dhe gjenetistët e policisë shkencore po peshojnë rezultatet për të ndërtuar profilet për një krim me shkëmbim armësh zjarri dhe te ndodhur ne Elbasan, për profesoreshën Zaimi puna e heshtur e eksperteve brenda ne laboratorë kuptohet vetëm kur arrestohet një vrasës.
“Ishte rasti i vrasjes së Aidhe Vatës, qëndruam në terren, morëm profile dhe zbuluam se e ndjera e masakruar, dhe ne zbuluam me ADN se e ndjera ishte shtatzënë dhe cili ishte profili i autorit. Kjo ndodhi brenda 48 orësh dhe ky rast ishte i pari që tronditi policinë dhe ata e kuptuan se sa e rëndësishme kjo“, shpjegon Ela zaimi, shefe e sektorit te ekzaminimeve biologjike dhe ADN-së.
A është e vështirë të identifikosh të zhdukurit?
E vështirë por ne kemi identifikuar dy deri tani, njëri prej tyre nga femuri i dhëmballës, thotë ekspertja.
Dosja nën hetim e zbardhur së fundmi përmes ADN-së është identifikimi në krye të shtatë viteve si i zhdukur i fëmijës Mariglen Gjonaj, për të cilin familja denoncoi dhe kërkoi kohë mbas kohe fatin e tij
Sinkron Ela Zaimi. Kemi pak kërkesa relativisht ne gamen e personave qe po ekzaminohen në Shqipëri, por kemi mjaft kërkesa nga vendet europiane sepse shtetas te humbur raportohen përditë dhe na kërkojnë të kryejnë krahasimin e regjistruar në databasen tonë.
“Ishte një adoleshent i zhdukur në zonën e Lezhës, kockat e tij kishin dalë në sipërfaqe nga kafshët, ekspertët na sollën mbetje kockore, ne bëmë krahasimin me familjen e tij dhe identifikimin e kockave”, shprehet Aleksandër Bushati, ekspert ADN-je.
“Jo vetëm qytetarët që kanë kërkuar të afërmit që pretendohet që është i zhdukur apo me të vërtetë mund të jetë i zhdukur por edhe institucionet të tjera të viktimave të komunizmit që është një institucion prestigjoz ka kryer një marrëveshje me policinë që ne të japim kontributin tonë si polici shkencore për gjetjen e viktimave të komunizmit. Përmes AND së kockave është hera e parë realizon edhe ADN e kockave është një pajisje që falë ndërhyrje që falë lidershipit të policisë dhe ministrit të Brendshëm të blihet kjo pajisje. Ne e kemi vënë në punë sepse ne kemi kualitete me nivel të lartë dhe me integritet të lartë për gjetjen e zhvillimin e ADN-së“, thotë eksperti Niko Brahimaj.
Top Channel