Ish Ministrja e Jashtme Arta Dade, ka zbuluar mbrëmjen e sotme në “Top Story”, një bisedë të shkurtër me ish zyrtarin amerikan Charles Wholch, gjatë protestës së 28 majit 1996.
Dade tregon se Wholch i tha asaj se po vëzhgojnë çdo lëvizje të asaj proteste, pra se ishin dëshmitar të dhunës së ushtruar ndaj politikanëve dhe gazetarëve.
Dade: Në krizat dramatike që kanë ndodhur në Shqipëri në 30-vitet e fundit, ambasada amerikane ka qenë shumë e vëmendshme. Kujtuam këtu zgjedhjet që vërtet ishin një pikë kthese, të cilat kishin devijuar nga linja demokratike. Kujtoj që në demostratën e 28 majit, ambasada amerikane e ndiqte këtë protest nga 15 katëshi. Atëherë pyeta Charles Wholch, çfarë do të thotë institui amerikan dhe ai tha prit se po shikojmë. Ishte dëshmitar i dhunës së ushtruar ndaj gazetarëve e politikanëve. Besoj që edhe ky është një moment kthese përpos faktit se zhvillimet politike në atë kohë ishin vërtetë domethënëse. Ne u ftuam në 95 në Parlamentin Evropian dhe kemi bërë rreth 15 takime. Mënyra se si PS-ja veproi gjatë memorandumit, krijoi një sinjal pozitiv tek partnerët në Europë dhe marrëdhëniet me administratën amerikane erdhën duke u shpeshtuar. Ka qenë në të mirë të Shqipërisë kjo marrëdhënie në anëtarësimin në BE dhe NATO.
26 maji i vitit 1996 është një nga ditët më të errëta të demokracisë në Shqipëri kur arroganca dhe dhuna shtetërore shkatërroi zgjedhjet dhe grabiti votën masivisht.
Ato zgjedhje nuk u njohën nga vëzhguesit e OSBE/ODHIR që faktuan pjesën më të madhe të manipulimeve. Misioni në atë kohë drejtohej nga britanikja Glover, e cila ka ardhur sërish në Shqipëri. Pas vjedhjeve opozita socialiste tërhoqi komisionerët nga qendrat e votimit dhe në fund dolën rezultate sureale, kur në kutinë e votimit kishte më shumë vota se votues dhe ato ishin të gjitha për Partinë Demokratike.
Top Channel