Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është goditur këtë të hënë nga policia në vendin e quajtur “Pylli i Staneve të Gakut”, në fshatin Gimaj të Shkodrës.
Kanabisi ishte mbjellë në ambient të hapur në një zonë të pyllëzuar, i cili u konstatua nga kontrollet nga ajri me dron.
Mësohet se në afërsi të këtij ambienti u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i: E. D., 25 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër dhe M. N., 23 vjeç, banues në lagjen “3 Heronjtë”, Shkodër.
Po ashtu u sekuestrua një arme zjarri automatik dhe municioni luftarak, të cilat u gjendënnë një ambient në afërsi të sipërfaqes së mbjellë me bimë narkotike.
Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe i municionit”.
Top Channel