Kryetari Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me Grupin e miqësisë Greqi-Shqipëri në Parlamentin Helen të kryesuar nga Vassilios Giogiakas.
Në fjalën e tij Balla vuri theksin tek njohja e ndërsjelltë të pensioneve.
“Çështja e njohjes së ndërsjelltë të pensioneve merr një rëndësi të veçantë për të gjithë komunitetin shqiptar që jeton dhe ka një kontribut të madh në Greqi por edhe për minoritetin grek të Shqipërisë.
Pas takimit që pata në Mars 2022 me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale Kostis Hatzidakis kane vijuar takimet dypalëshe në drejtim të arritjes së një marrëveshje për njohjen e ndërsjelltë të pensionve mes dy vendeve tona”, është shprehur Balla.
Gjithashtu Balla theksoi edhe njëherë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe angazhimin midis dy parlamenteve për të intensifikuar bashkëpunimin në nivel të grupeve parlamentare.
Top Channel