Djokovic e Alcaraz nuk gabojnë/ Wimbledon, eliminohet Angelique Kerber

02/07/2022 15:34

Novak Djokovic nuk gaboi në ndeshjen e raundit të tretë në Wimbledon.

Tenisti serb arriti të kualifikohej për në 1/8 e finaleve të turneut londinez pasi mundi bashkombasin e tij, Miomir Kecmanovic, me rezultatin 3-0 duke konfirmuar dominimin e tij në ndeshjet derbi serbe të tenisit me 11 fitore radhazi.

Seti i parë nuk pati histori me Djokovic, që nuk i la asnjë shans rivalit të tij duke e fituar atë 6-0. Edhe në dy setet e tjerë Kecmanovic nuk mundi dot të bëjë shumë përballë bashkombasin, me Djokovic që fitoi edhe ata 6-3; 6-4 duke mbyllur përfundimisht llogaritë e kësaj sfide.

Nuk gaboi as Carlos Alcaraz, që u kualifikua për në 1/8 e finaleve të Turneut të Ëimbledon pas një fitoreje të lehtë me gjermanin Oscar Otte me rezultatin 3-0. Adoleshenti spanjoll ishte superior kundrejt kundërshtarit të tij duke i fituar bindshëm të tre setet 6-3; 6-1 dhe 6-2 dhe si kundërshtar të radhës do të ketë italianin Jannick Sinner.

Në kampin e femrave bie në sy eliminimi në raundin e tretë i Angelique kerber. Tenistja gjermane u mund nga belgia Mertens me  rezultatin 2-0 duke i thënë lamtumirën turneut londinez. mertens zhvilloi një lojë më të mirë se gjermania duke i fituar setet 6-4 dhe 7-5. U kualifikua për më tej Ons Jabeur që mundi francezen Parry, ndërkohë që u eliminua edhe tenistja greke Maria Sakkari që u mposht nga gjermania Maria.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA