Kërkesa e PD për heqjen e mandatit të Xhaçkës, Balla: Sillni prova, nuk ka fituar asnjë qindarkë

01/07/2022 12:55

Mbledhja e Këshillit të Mandateve e mbajtur sot për shqyrtimin e kërkesës së PD për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës, ka vijuar me debate mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit.

Pas akuzave të ngritura nga Bardhi, Balla kërkoi nga PD prova që Xhaçka ka përfituar qoftë edhe një qindarkë nga fondet publike.

Sipas kreut të grupit parlamentar të PS-së, procesverbali tregon se fitimi nuk ka ndodhur dhe akuza e PD është e pabazuar në fakte.

A ka fituar 1 qindarkë dhe nëse e ka fituar, në çfarë rruge e ka marrë, bankë cash, çek, kriptovalutë. Thoni dhe ma provoni me fakte që ta ketë marrë. Nuk e keni seriozisht këtë punë, por mësohuni me rregulla. Sa i përket përfshirjes së këshillit për rregulloren në këtë proces. Parashikimit e nenit 70, pika 3, deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurës. Unë thashë sa ka qenë fitimi, ju thatë që nuk dini. Kjo tregon që fitimi nuk ka ndodhur, që nuk jemi përpara parashikimit të nenit 70 pika tre. Në të gjitha rastet kur jemi drejtuar gjykatës kushtetuese,ajo ka kërkuar vlerësimin e përfitimit. S’ka qenë përfitimi. Sipas kërkuesve, në këtë rast fitimi do të ndodhë por nuk e dinë kurrë.”, tha Balla në fjalën e tij.

Demokratët kërkojnë t’i hiqet mandati i deputetes ministres Olta Xhaçka. Përmes një shkresë të depozituar në Kuvend grupi parlamentar i Partisë Demokratike synon të vendosë në lëvizje mekanizmin ligjor që do të shqyrtojë ligjshmërinë e mandatit të shefes së politikës së jashtme. Në mocionin e grupit nismëtar të udhëhequr nga Gazment Bardhi te nenshkruar nga 14 deputet demokrat pretendohet se ministrja Xhaçka është në shkelje te mandatit pasi bashkëshorti i saj, ka përfituar statusin e investitorit strategjik në shkelje të Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA