Rezolutë për Srebenicën! Kuvendi ftohet ta votojë ditën e protestës së PD

30/06/2022 11:23

Taulant Balla kreu grupit parlamentar socialist dorëzoi në kuvend paraditen e të enjtes,  projekt rezolutën për Srebrenicën, të cilën Sali Berisha dhe deputetët e tij u munduan pa sukses t’ja çonin kuvendit.

Fillimisht ishin deputetët e Berishës ata të cilët, dy muaj më parë,  tentuan të fusin në rendin e ditës rezolutën e tyre por u rrëzua në konferencën e kryetarëve.

Sali Berisha më pas akuzoi Ramën se me mos futjen në rend dite të rezolutës së tij po luante lojën e Aleksandër Vuçiçit.

Kjo draft rezolutë do të diskutohet dhe miratohet në një seancë të posaçme caktuar për datën 7 Korrik disa ditë përpara  11 korrikut e cila është  Dita  e Përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë.

Miratimi rezolutës mund të shihet si edhe një manovër politike e shumicës së Edi Ramës, pasi data e zgjedhur për tu miratuar përkon me ditën e protestës së thirrur nga Sali Berisha.

Në këtë rezolutë e cila përmban disa pika, konfirmohet qëndrimi Parlamentit të Shqipërisë se mohimi i gjenocidit të kryer ndaj popullatës boshnjake në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, nxit fenomenin e pa-ndëshkueshmërisë ndaj krimeve të luftës.

Për të marrë pjesë në këtë seancë të parlamentit të Shqipërisë janë ftuar edhe përfaqësues nga qeveria e Bosnjë Hercegovinës dhe familjarë të viktimave të Srebrenicës.

6,838 boshnjakë u  ekzekutuar nga ushtria serbe në vitin 1995.

Ky gjenocid është  vlerësuar si më i tmerrshmi në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA